10 Janar 2025

Shkencëtarët flasin në Prizren si njerëzit do zëvendësohen nga robotët

Prizren, 9 gusht- Njeriu që planifikon ndërtimin e anijes kozmike, Yanki Margali parashikon se në të ardhmen askush nuk do të ketë një punë, sepse të gjithë do të jenë të angazhuar duke bërë gjëra më të rëndësishme dhe të gjitha punët do të bëhen nga robotët.

Kështu foli ai në DOKU:TECH, në Kosovë, në vendin ku papunësia është shumë e madhe.

Si një nga folësit e parë në DOKU:TECH, ai ka ndarë me audiencën parashikimet për robotët, pastaj inteligjencën artificiale e njohur si WATSON, printimin 3D, inovacionet në transport sikurse dronët, hyperloop-at, veturat e Google dhe Terrafugia.
Yanki ishte folësi i parë në ditën e nxehtë në Prizren, në edicionin e dytë të DOKU:TECH, një konferencë alternative dhe sociale dedikuar teknologjisë.

Kjo konferencë sjellë rrëfimet dedikuar komunitetit të teknologjisë dhe fuqisë që ka teknologjia.
Me një formacion të mrekullueshëm të folësve dhe punëtorive, në një vend të mrekullueshëm sikurse Lidhja e Prizrenit, konferenca e teknologjisë shpërfaqë fuqinë e të qenit ndryshe.

Kushtrim Xhakli dhe Valdan Joler kanë hapur konferencën duke falënderuar organizatorët, mbështetësit dhe folësit, teksa kanë vënë në pah bashkëpunimin e mrekullueshëm mes IPKO Fondation , Share Foundtation dhe DokuFest që së bashku kanë krijuar një konferencë të teknologjisë plot inspirim që këtë vit vjen fuqishëm në edicionin e dytë.

“Duke sjellë të ardhmen më afër” që është motoja e DOKU:TECH, kjo edhe do të jetë edhe tema kryesore e secilit folës dhe kjo do të bëjë që njerëzit të kuptojnë sesi e ardhmja aktualisht është tash.
Folësja tjetër Laurent Haug, është fokusuar në 5 fusha:

Automatizmi: rundi i parë i automatizmit ishte puna me jakë të kaltër, ndërsa tash jemi me jakë të bardhë.
Siguria dhe privatësia – sigurimi i pajisjeve dhe të dhënave e sigurimit të privatësisë.
Ushqimi i së ardhmes: produktet e reja sikurse mishi, qumështi artificial dhe ushqimi 3D.
Shëndeti – heqja e viruseve nga qelizat, barnat digjitale, bashkëpunimi njerëz-makineri dhe kapjen e të dhënave shëndetësore me sensorë.

Zhvillimi i qëndrueshëm: energjia nga dielli.

Folësja e tretë, në ditën e parë të DOKU:TECH ishte Elizabeth Stark, që filloi fjalimin me një deklaratë: të flasësh për të ardhmen duhet të që së pari të flasim për të kaluarën. Secila shteg të zhvillimit të teknologjisë ka rritur çështjet sikurse privatësia, identitetit, kontrolli dhe (de)centralizimin.

Ajo ka lëvizur nga e kaluara në të tashmen e digjitales. Ka folur edhe për atë se cilat probleme i zgjidh teknologjia.
Ka folur për parandalimin e mashtrimit të identitetit dhe vlerën e kontratave dhe transaksioneve. Mikro pagesat, protokollet dhe vlera e pagesave në internet dhe e ka mbyllur fjalimin duke folur për vizionin e së ardhmes në revolucionin e internetit.
Të tre folësit bashkë me Kushtrimin dhe Vladan janë pyetur nga audienca. Audienca është interesuar për printimin e ushqimit, çështjet filozofike të makinave autonome, si do të jetë e ardhmja pa shoferë, çka do të bëjmë kur një aeroplan auto-pilot përplaset dhe njerëzit vdesin.

Më pas edhe interesimi për emocionet në të ardhmen, dhe dashurinë. Por përgjigjet u prenë nga thirrja e ezanit që edhe ishte mundësi për një pushim në pjesën e parë.

Ndërsa, Kentaro Toyama ofroi disa mendime për njerëzimin rreth asaj se si t’i realizojmë premtimet e teknologjisë.
Në përvojën e tij premtimet e teknologjisë i ka realizuar nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe kualitetit të individëve që kanë përdorur atë teknologji.

Hulumtimi i Toyama-s në vizionin kompjuterik përfshin ndjekjen automatike të objekteve në video.
Një punim shkencor rreth ndjekjes probabilistike, ku ai ka qenë si bashkë-autor, kontribuoi në fillimin e zhvillimit të produktit Microsoft Kinect.

Kentaro e përfundoi fjalimin e tij me dy versione për të ardhmen:
-    E ardhmja e The Matrix – njerëzit që ushqejnë matricën janë lënë me iluzionet e një jete të mirë (Jo shumë dallim nga Facebook-u)
-    E ardhmja e Star Trek: The Next Generation – Kapiten Picard, i cili punon për më të mirën tonë dhe vazhdimin e njerëzimit.
Ndërsa Peter Sunde e ka nisur ligjëratën e tij duke folur në detaje mbi Pirate Bay.

Sipas tij, Pirate Bay, në vend se ta mbyllte faqen shkaku i protestave dhe kërkesave nga avokatët, vendosi ta mbante gjallë aktivitetin brenda përbrenda, dhe kësisoj pa dashje u shndërrua në një sensacion botëror.

Ai ka lidhur edhe pyetjet morale krahas ndryshimeve enorme që ndodhin në teknologji, ndërsa ka treguar se kjo e fundit ka ndikuar shumë edhe në diskursin e spektrit politik.
 
Madje, gjatë fjalimit të tij ai ka shtryar edhe pyetjen nëse gjithçka që politikanët bëjnë është morale, logjike, që ka sens. Ai thotë se gjeneratat e reja janë shumë të preokupuara me moralin dhe teknologjinë, dhe ka kërkuar që këto dy nocione të ndahen në bazën e kontekstit
Ja kush janë ata:

Yanki Margalit është një sipërmarrës nga Izraeli dhe investitor, i njohur për ndërtimin e kompanisë së sistemeve të sigurimit ‘Aladdin Knoëledge Systems’, e cila u shit në vitin 2009. Ai është partner investues në “Innodo Ventures” dhe aksionar në disa kompani teknologjike, pjesë e të cilave është edhe SpaceIL. SpaceIL është një organizatë, që merret me teknologjinë hapësinore dhe që planifikon të dërgoj një anije kozmike pa pilot në Hënë deri në fund të vitit 2015. Ky projekt aktualisht është në konkurrencë për çmimin Google Lunar X.

Laurent Haug është një vëzhgues, strateg, investor, dhe lidhës i industrisë me shumë projekte të inovative. Ai është partner biznesi në sipërmarrjenAnthemis dhe partner në “MKS Alternative Investments”. Themelues i konferencës “Lift”, që është konferenca e parë rreth ideve në Zvicërr që diskuton për temat e inovacionit, teknologjisë, dhe shoqërisë. Haug është zgjedhur dy herë si personi më me ndikim në Zvicër.

Elizabeth Stark është një sipërmarrëse dhe lidere intelektuale e teknologjisë moderne. Ajo është themeluese e StartBitcoin.org që përfaqësohet nga një grup i sipërmarrësve që po ndërtojnë të ardhmen e valutave dixhitale dhe teknologjive të decentralizuara dhe bashkëpunëtore tek Coin Center. Stark më herët ka ligjeruar në Stanford dhe Yale rreth ndikimit të internetit mbi shoqërinë, ekonominë dhe ligjin.

Kentaro Toyama është një shkencëtar i kompjuteristikës dhe studiues i zhvillimit ndërkombëtar, i cili punon në marrëdhëniet e teknologjisë dhe zhvillimit global. Hulumtimi i Toyama-s në vizionin kompjuterik përfshin ndjekjen automatike të objekteve në video. Një punim shkencor rreth ndjekjes probabilistike, ku ai ka qenë si bashkë-autor, kontribuoi në fillimin e zhvillimit të produktit Microsoft Kinect.

Peter Sunde është ekspert kompjuteri, artist dhe aktivist. Ai është i njohur si bashkë-themelues dhe zëdhënës i “The Pirate Bay”, platformë shkëmbimi të fajllave, BitTorrent. Ai është gjithashtu bashkë-themelues i Flattr, që lejon shërbimet e pagesave të vogla dhe donacioneve tek artistët dhe kreatorët. Sunde është mjaft aktiv në komunitetin online sidomos në çështjet që lidhen me lirinë e informimit, të drejtën e autorit dhe privatësinë në internet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)