Shkëlqejnë Llugjiqi dhe Elezi
Prishtinë, 20 mars - Sopranoja Besa Llugiqi ka mbajtur koncert recital mbrëmë në Sallën e Kuqe të kryeqytetit.
E shoqëruar në piano nga pianistja e njohur kosovare Lule Elezi, dyshja përpara publikut të Prishtinës interpretuan vepra nga Puccini, Mozart e Dvorak.
Ariet dhe këngët e përfshira në program pavarrësisht se përfaqësojnë vepra me kërkesa të mëdha interpretative u sollën në mënyrë perfekte nga Llugiqi.
Ndërsa për publikun mjeshtërisht Elezi interpretojë edhe 3 vepra nga gjeniu i pianos Chopin.
Dy artistet u duartrokitën gjatë për interpretimin e mrekullueshëm dhe profesionalizimin e treguar në skenë derisa koncerti qe paralajmërim i edicionit të 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muziktarëve të Rinj DAM 2012 i cili do nis më 30 të këtij muaji me performancën e ansamblit gjerman SPARK, fitues i çmimit ECHO për vitin 2011.
Koncerti është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.