Shishe kundër Guns N Roses pasi vonohen në koncert
Dublin, 3 shtator - Koncerti i bandës legjendare të muzikës rock, Guns N' Roses, mund të përshkruhet si një katastrofë pasi qe u qëllua me shishe gjatë nisjes së performimit të saj në Dublin të Irlandës nga fansat e irrituar prej vonesës së Axl & Co.
Kur kishin kaluar pak minuta nga nisja e koncertit, Axl Rose, i goditur disa herë me shishe nga të pranishmit në koncert, ndaloi së kënduari dhe kërcënoi fansat me ndërprerje të koncertit nëse në skenë hidhej qoftë edhe një shishe tjetër.
Në rregull! Kjo është marrëveshja: Edhe një shishe tjetër dhe ne ikim në shtëpi. Vendosni ju. Ne dëshirojmë të qendrojmë e të argëtohemi, por nëse ju nuk doni ska asnjë problem, ne ikim, tha këngëtari.
Por edhe pas ultimatumit të Axl Rose, publiku vazhdoi hedhjen e shisheve në skenë, çka solli lënien e skenës prej Guns N Roses. E bindur nga organizatorët e koncertit, banda u rikthye në skenë pas rreth 1 orë ndalesë, duke kënduar për fansat që nuk i kishin braktisur.