23 Dhjetor 2024

Shilpa Ray do të performojë për herë të parë në Kosovë

Prishtinë, 26 korrik - Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane Shilpa Ray do të performojë për herë të parë në Kosovë te Lumbardhi në Prizren.

Duke emetuar thelbin e tingujve punk blues të cilat tërhoqën vëmendjen e muzikantit australian Nick Cave, këngëtarja dhe tekst shkruesja amerikane Shilpa Ray do të performojë për herë të parë në Kosovë me 26 Korrik te Lumbardhi në orën 21:00.

I ndeshur me vlerësimin e zhurmshëm dhe entuziazmin, albumi i saj i fundit Door Girl (2017) është një përshkrim alternativ ëndërrues dhe i gjallë  që ushqehet me reverberim dhe reagime, duke zbuluar një nivel mbresëlënës të cilësisë së prodhimit përmes të cilit secili instrument është i përcaktuar aq qartë.

Së bashku me zërin e saj të veçantë - një gjë e rrallë për shkak të papërsosmërisë së saj rrezatuese, Ray është rrëfyesja e tregimit që jeton një jetë si muzikante dhe magjistare për të cilen secila këngë është një jetë tjetër që ajo ka jetuar.

Mbrëmjen do t’a hapin dhe mbyllin djemtë e grupit Tetris nga Prishtina, të cilët do të na sjellin tinguj të bazuar në frazat hipnotike nga një numër tingujsh synth dhe deep bass të cilat do të shoqërohen nga imazhet e filmave eksperimental të viteve 20’ dhe 30’ të kompiluara nga Tetris.

Sezoni i muzikës te Lumbardhi mbështetet nga Komuna e Prizrenit, Gjirafa, BpB dhe Koha Group.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)