24 Dhjetor 2024

Shfaqet premiera e filmit dokumentar “Koha e pelikulës”

Prishtinë, 24 janar - Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, u shfaq premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël.

Dokumentari kushtuar Xhafise Kekos “Koha e pelikulës” është konceptuar si një rrëfim i autores, mbështetur në librin e saj "Ditët e jetës sime", kujtime dhe libri i shkruar nga aktorët e saj të vegjël "Teta Xhano".

Organizuar në skenar nga Natasha Lako brenda këtij materiali si bazë shërbejnë kujtimet e Xhanos të qëmtuara dhe lexuara si monolog. Materialet ilustruese ngarkuar me imazhe, nga arkivi kronikat, filmat artistikë dhe mjediset kryesore të autores, që nga qyteti i lindjes Gjirokastra, Dardha fshati i Endri Kekos, bashkëshorti.

Me ketë rast ministri Gashi tha se MKRS-ja dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë çdo vit nënshkruajnë kalendarin e përbashkët kulturor me qëllim të realizimit të aktiviteteve të dakorduara nga të dyja palët, unë si ministër i Kulturës, jam i përkushtuar që edhe me tej saj të mbështes nisma dhe iniciativa të ndryshme për shënimin e ditëve dhe datave të veçanta të cilat kanë për qëllim afirmimin e mëtejmë të kombit tonë e të qytetarëve tanë.

“Zonja e madhe e filmit shqiptar” siç quhet me të drejtë, ajo me 4 janar mbushi 90 vjet, ne sot po e festojmë së bashku ditëlindjen e saj pasi e meriton nderimin e Kosovës artistja e madhe që na nderoj e na beri krenar të gjithë shqiptarëve tha ministri Gashi.

 “Duke rikthyer e kujtuar filmat e realizuar shumë vite më parë si, “Kryengritje në pallat”, “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Beni ecën vetë”, “Tingujt e luftës”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Një vonesë e vogël” filma ku ajo shkëlqeu me tërë forcën e talentit të saj, konstatojmë se, përpos të tjerave, imazhet e saj ndërtojnë atë forcë shprehëse të botës shqiptare, e cila inkuadron për herë të parë në botën saj interesat e fëmijëve që të çojnë gjithnjë e më tepër drejt lirisë dhe përparimit”, theksoi ministri Gashi.

 “Koha ka treguar se ajo i ka kapërcyer caqet e një autoreje filmi  për fëmijë, pasi tematikat e filmave të saj mbeten aktuale sa u takon marrëdhënieve të fëmijëve me natyrën, prindërit, shokët, mësuesit, misterin, dhunën, të vërtetën, padrejtësitë”, tha ministri Gashi.

Më tutje ai shtoi se “artistja unikale e filmit shqiptar i ka lënë trashëgimisë kombëtare, një numër kryeveprash filmike nga më të dalluarat e më të rrallat, nga më jetëgjatët dhe më të mirëpriturit për publikun shqiptar dhe i ka sjellë kinematografisë shqiptare vërtetësinë dhe realizmin e thjeshtë të jetës, duke sfiduar çdo element propagandistik të kohës. regjisorja shqiptare Xhanfise Keko zë një vend të nderuar në altarin e kinematografisë botërore, ku deri në vitet 60 regjisoret gra, veçanërisht në filmin e gjatë artistik pothuajse mungonin krejt".

Në fund ministri Gashi falënderoi Ambasadorin e Ambasadës së shtetit shqiptar z Mingjozi, i cili në të vërtetit ishe nismëtari që këtë ngjarje ta shënojmë bashkërisht në Prishtinë, ne do të angazhohemi e tilla të shënojmë edhe me tej duke qenë përherë mirënjohës për kontributin dhe gjurmët e pashlyeshme që na lanë figurat e rëndësishme siç ishte e ndjera zonja Keko.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)