28 Dhjetor 2024

Shfaqet premiera e dokumentarit “Pesë Ditë...Masakër në Dubravë”

Prishtinë, 22 maj - Sonte, u dha premiera e dokumentarit “Pesë Ditë...Masakër në Dubravë”, me regji të Isa Abdyli, i cili pasqyroi trajtimin e të burgosurve politik gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë në Burgun e Dubravës.

Pjesë e këtij dokumentari ishin më shumë se 70 protagonist të cilët i kanë mbijetuar Burgut te Dubravës, ku pasqyruan ngjarje rrëqethëse dhe tregime shumë emocionuese për atë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe në Dubravë.

Ideja për krijimin e një dokumentari të tillë sipas Benito Mares ka ardhur pas suksesit te arritur  në krijimin e dokumentarit të parë “Operacioni Shigjetë… Si Trupat e UÇK-së dhe NATO-s kanë Bashkuar Forcat për të Fituar Betejën e Fundit”, i cili është transmetuar në RTK në korrik të vitit 2011.

Mares thekson se “Si rezultat i kësaj, ne kemi dëshiruar të krijojmë një projekt me fakte të ngjarjeve të tmerrshme që u kanë ndodhur të burgosurve politik në Burgun e  Dubravës në maj të vitit 1999”.

“Takimi i parë me të mbijetuarit e përfshirë në këtë ngjarje ka qenë me Ferid Tafallari në fund të vitit 2011” thotë Mares, i cili shton se “nga ai rast kemi mësuar disa hollësi të mizorive të autorëve të krimeve si dhe të heroizmit të viktimave dhe kështu kemi vendosur dhe zyrtarisht kemi filluar punën sa i përket xhirimit te dokumentarit”

Mares tregon se “Në çdo hap, edhe pse është kërkuar shumë punë, bashkëpunimi dhe kontributi i pa-hezitueshëm i të mbijetuarve na kanë lënë  mbresa të gjithëve dhe për këtë do të jemi gjithmonë mirënjohës”.

“Forca e atyre njerëzve shërben si inspirim për të gjithë kosovarët dhe tërë botën”, përfundon Mares.

Ky dokumentare është përkrahur nga investitorët amerikan përfaqësuar nga Benito Mares  i cili njëkohësisht është edhe sponsor për ndërtimin e memorialit të UÇK-së në Morinë të Skenderajt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)