Sheryl Crow adopton fëmijë
SHBA, 6 qershor - Këngëtarja amerikane Sheryl Crow ka adoptuar një fëmijë, të cilin e ka quajtur Levi James, bën të ditur revista "People".
"Kam lajme emocionuese dhe dëshiroj t'i ndaj me ju. Wyatt ka një vëlla të vogël", ka shkruar 48-vjeçarja në faqen e saj zyrtare.
Këngëtarja, e cila arriti me sukses ta luftojë kancerin e gjirit, para tre vitesh adoptoi djalin e parë, Wyatt. Ajo ka bërë të ditur se djali i saj i ri Levi James ka lindur më 30 prill.
Crow, fituese e nëntë çmimeve Grammy, më 20 korrik do të publikojë albumin e saj të shtatë, "100 Miles from Memphis".