Shery Shabani ndahet nga burri për shkak të Beckhamit
SHBA, 5 tetor - Amerikania Shery Shabani ka kërkuar divorc nga burri i saj Kambiz Shabani për shkak se ai ka filluar të dyshojë dhe të xhelozojë se gruaja e tij Shery Shabani ka lidhje me futbollistin e Los Angelos Galaxy David Beckham.
Femijët e përpunueses së njohur të bizhuterive në Holywood Shery Shabani dhe avokatit Kambiz Shabani shkojnë në të njejtën shkollë më fëmijët e David dhe Victoria Beckham.
Sipas gazetës Daily Mail, zonja Shabani ka deklaruar se burri i saj dyshon se ajo ka lidhje me futbollistin Beckham i cili është edhe mik i familjes.
Familja Beckham i ka hedhur poshtë mundësinë e një lidhje të Beckhamit me Shery Shabanin dhe i kanë quajtur bizarre.
Skanadali i ri e ka tronditur më shumë familjen Beckham, pasi ende nuk ka përfunduar skandali i prostitutes nga Bosnjia Irma Nici e cila deklaron se Devid Beckham e ka paguar atë 10. mijë dollar të kalojë një natë më atë.
Beckham ka ngritur padi ndaj Irma Nicit dhe ndaj revistës e cila e ka publikuar lajmin dhe kërkon 16 milion dollar dëmshpërblim të cilat, nëse i fiton, do ti dhuroj për bëmirësi.