24 Dhjetor 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon sot aktivitetin e shënimit të 5 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Për të shënuar këtë ditë para qindra vullnetarëve nga mbarë Kosova, do të mbajnë fjalime motivuese Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Jemes Mugaju, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
 
Vullnetarizmi ndihmon shoqëritë të bëhen të forta dhe kohezive, duke luftuar përjashtimin shoqëror dhe duke ndihmuar ofrimin e shërbimeve kritike për komunitetin.

Për të njohur dhe festuar vullnetarët e Kosvës vullnetarët e rinjë do të ndajnë përvojën e tyre të parë do të flasin për rëndësinë e shërbimit të komunitetit dhe do të shpalosin planin e vullnetarizmit për 6 muajt e ardhshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)