09 Janar 2025

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Rinjve

Prishtinë, 12 gusht - Sot në Kosovë si në gjithë botën më shumë aktivitet do të shënohet Dita Ndërkombëtare e të Rinjve.

Misioni i OSBE-së, UNICEF dhe GIZ do të mbështesin 25 Këshilla Lokale për Veprim Rinor (KLVR) në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve dhe në prezantimin e brengave të të rinjve tek zyrtarët e nivelit qendror dhe lokal.   

KLVR-të do të organizojnë takime publike me bashkëmoshatarë për të marrë e shënuar çështjet që brengosin rininë në Kosovë.

Në javët në vijim KLVR-të do t’i paraqesin gjetjet e tyre para institucioneve relevante, si dhe do të përdorin hashtag-un #YourDayYourVoice në rrjetet sociale (Facebook, Twitter and Instagram) për të komunikuar me të rinj me qëllim që të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre dhe të diskutojnë prioritetet.        

Po ashtu edhe Blloqet e Ndërtimit Për Sukses-(B.E.N.) OJQ me përkrahje të Terre des homes Foundation – Delegation in Kosovo dhe nën ombrellën e MKRS – Departamentit të Rinisë,  organizon shfaqje dhe aktivitete te ndryshme për të rinjët e Prishtinës në sheshin “Zair Pajaziti” me qëllim te promovimit të ditës së rinisë si dhe fushates “ Shendeti  Mendor fillon me Ty”.

Ky aktivitet do të nxis biseda te lira me qëllim të ngritjes së vetdijes në shëndetin mendor, promovim kulturor dhe paqë.

Qëllimi është që sa ma shumë të rinjë të qytetit  të  i bashkangjiten  fushatës në  shesh, ku  të  rinjët e kampit veror kanë pregaditur disa pika vallzimi, aktrim si dhe kane dizajnuar një dru  i cili thirret “pema që flet”.

Kjo pemë eshte krijuar nga materialet e ricikluara( si psh, degë pemësh te gjetura ne natyrë, tani me të thara, qese nga plastika, letër e përdorur, rrobe të përdorura, kartona etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)