28 Dhjetor 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Prishtinë, 12 gusht - Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me disa Organizata Jo Qeveritare të rinisë organizon sot një varg aktivitetesh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare te Rinisë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Rinj, sot në objektin e Qeverisë së Kosovës,  mbahet konferenca “Ndërtimi i Paqes për të Rinj”.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Kjo ditë do të festohet edhe në Kosovës nga të rinjët të përkrahur nga Departamenti i Rinisë në MKRS, përmes organizimit të aktiviteteve me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë.

Andaj, Kosova përmes Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënon këtë ditë me dt.12 Gusht 2017 me moton “Ndërtimi i Paqës për të Rinj”  e rekomanduar nga OKB, duke filluar nga ora 10:30 në ndërtesën e Qeverisë të Kosovës, salla P38.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2017, ka për qëllim për të festuar kontributet e të rinjve në parandalimin dhe transformimin e konfliktit, si dhe  gjithë përfshirjen rinore, drejtësinë sociale dhe paqen e qëndrueshme për të rinj.

Edhe Organizata Jo Qeveritare  "DONA"  organizon aktivitete sportive  jo  garuese  do  të zhvillohën  në stadiumin "Fatime  Xhaka" në  Mitrovicë.

Gjithashtu edhe Organizata Jo Qeveritare  "Sportski klub Hogosha Dojo"   do të zhvilloj puntorinë për vetëmbrojtjën dhe mbrojtjën nga dhuna në Graqanicë.

Departamenti i Rinisë do të bëjë vizitë të rinjëve të vetëpunsuar përmes programit për ndërmarrësi në Prishtinë dhe Mitrovicë nga projekti i partneritetit MKRS-MPMS. 

Ndërkaq Organizata Jo Qeveritare “Merita” do të zhvilloj në Gjilanë aktivitete vetëdijesuese për shëndetin e të rinjëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)