08 Janar 2025

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Prishtinë, 21 mars - Në vazhdën e aktivitetit “Prishtina Lexon”, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës  për nder të Ditës Ndërkombëtare  të Poezisë, ka organizuar  program kulturoro - artistik me nxënësit e  nivelit të arsimit parauniversitar.       

Aktivitetin e hapi Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e cila tha se përmes shënimit të  Ditës së Poezisë, Komuna e Prishtinës synon  të ngrisë vetëdijen e të rinjëve ndaj poezisë dhe krijimtarisë poetike.

\"Qëllimi  i këtij aktiviteti është përkrahja dhe stimulimi në leximin e poezisë, nxitjen e krijimtarisë poetike, botimin e saj si dhe promovimi i poetëve të rijnë të Komunës së Prishtinës\", tha ajo. Drejtoresha Nagavci tha se Komuna e Prishtinës është në proces të botimit librin e Përrallave të shkruara nga nxënësit e Prishtinës dhe e njëjta synohet të bëhet edhe me poezitë e nxënësve.

Në aktivitet morën pjesë edhe shkrimtarët Ibrahim Kadriu, Xhevat Syla, Arif Demolli dhe Hasan Hasani, të cilët lexuan nga një poezi të tyre dhe dhuruan libra për nxënësit.

Gara për poezinë më të mirë është organizuar në nivel shkolle, ku komisioni i formuar nga aktivet profesionale brenda shkollave përkatëse ka bërë përzgjedhjen e pesë poezive më të mira, ndërsa poezia më e mirë ka përfaqësuar shkollën në nivel komune.

Komisioni i formuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Karvanin e Shkrimtarëve  për  Fëmijë – Agim Deva,  ka realizuar përzgjedhjen e  tri poezive më të mira  për nivelin e arsimit të mesëm të ulët  dhe tri poezitë më të mira të nivelit e arsimit të mesëm të lartë, të cilat do të shpërblehen për rezultatet e arritura së bashku me  fituesit e garave tjera të organizuara nga Drejtoria e Arsimit si: “Shkencëtari i Ri”, “Olimpiada Matematike”,”Olimpiada Kombëtare e Kosovës në Kimi”, “Garat e Diturisë”,   Eseu më i mirë me temën  “Çka është korrupsioni?”, piktura më e mirë me temën “7 dhe 8 Marsi”  si dhe nxënësit të cilët kanë arritur rezultate të larta në Testin e Arritshmërisë dhe në Provimin Shtetëror të Maturës.


Në nivelin  e arsimit të mesëm të ultë u përzgjodhën:


1.    Liria – Alma Hasani, nxënëse e klasës e IX të SHFMU “Rilindja” në Keqekollë;

2.    Liria – Medina Statovci nxënëse e klasës e IX të SHFMU “Naim Frashëri” – Prishtinë

3.    Rrudhat e Gjyshit –nga Edon Ndreci nxënës i klasës së VIII të SHFMU “Ali Kelmendi” Barilevë si dhe  poezia  Libri  nga Festina Klinaku nxënëse e klasës e IX të SHFMU “Shkolla e Gjelbër”


Ndërsa  në nivel  të arsimit të mesëm të lartë u përzgjodhën këto poezi:


1.    Muzeu - Butrint Haxhaj, nxënës i klasës së XII të SHML “Sami Frashëri” – Prishtinë;

2.    Muzg pa shpresë - Rina Mujku nxënëse e klasës së XII të SHML “Xhevdet Doda” – Prishtinë;

3.     Vendi - Mirjeta Alshiqi, nxënëse e klasës së X të SHML “Sami Frashëri” – Prishtinë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)