Shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve
Prishtinë, 18 prill - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve.
Në prezencën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës si Harta Arkeologjike e Kosovës, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut dhe Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt.
Po ashtu do të ndahen tri mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë arkeologjike.