Shënohet Dita e Arkivit Komunal të Prishtinës
Prishtinë, 21 janar - Me rastin e Ditës së arkivit dhe 46 vjetorit të themelimit të Arkivit Komunal të Prishtinës, do të organizohet ekspozita Prishtina dikur, ku do të prezantohen dokumentacione dhe fotografi të rralla të kryeqytetit.
I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci.
Arkivit Komunal i Prishtinës është themeluar me 21 Janar të vitit 1969. Është një ndër arkivat më të mëdha në Kosovë.
Institucioni është relativisht i ri dhe ka sasi të madhe të lëndës arkivore në kuadër të fondeve dhe koleksioneve arkivore duke mbuluar një territor të hapur të institucioneve dhe organizatave në Komunën e Prishtinës.