24 Dhjetor 2024

Shënohet 108 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Prishtinë, 26 gusht - Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”,  shënohet 108 vjetori i lindjes së Nënë Terezës.

Gjate kësaj ngjarje po ashtu do te bëhet promovimi i librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, të autorëve Skender Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko, dhe ekspozita dokumentare “Jeta përmes kujtimeve”.

 Nëna Terezë është një nga personalitetet e veçanta që kanë shënuar shekullin XX.  

Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjt në Vatikan u shpall Shën Tereza.

Nënë Tereza është fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)