Shënohet 10 vjetori i skemës së celulës së të rinjve në Kosovë
Prishtinë, 2 qershor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon një ngjarje me qëllim të kremtimit të 10 vjetorit të aktivitetit të programit të Celulës së të Rinjve në Kosovë.
Kjo ngjarje organizohet bashkë me Qeverinë e Kosovës, përfituesin kryesor të programit YCS dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si pjesë e projektit Skema e Bursave të BE-së implementuar nga Këshilli Britanik.
Ajo është konceptuar si një mundësi për tu mbledhur, krijuar rrjete dhe ndarë përvoja dhe për të kremtuar të arriturat e përbashkëta të këtij programi nga pikëpamja e ndikimit të tij në Reformën e Administratës Publike në Kosovë.