22 Dhjetor 2024

SHATK kërkon qe konkursi për udhëheqës të ri të Teatrit të anulohet

Prishtinë, 25 janar - Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) me vëmendje të shtuar është duke e përcjellur procesin e përzgjedhjes së udhëheqësve të ri të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në kuadër të mandatit të shoqatës është realizuar një vlerësim i dokumenteve bazike të Konkursit Zyrtar të hapur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

''Gjatë këtij vlerësimi është vënë re që njëri prej dy konkurseve është në kundërshtim me ligjin për Teatër'', thekson SHATK.

Në Konkursin me referencë 4163/2020 specifikohet Titulli i Punës i konkursit që është “Drejtor Artistik”.

Kjo pozitë, në bazë të legjislacionit në fuqi sipas SHATK nuk ekziston fare. Teatri Kombëtar i Kosovës ka vetëm një drejtor, atë të Përgjithshëm. Njëherit ka edhe udhëheqës të ndryshëm, ndër ta edhe Udhëheqësin Artistik.

Pra, Konkursi në fjalë sipas SHATK është hapur për një pozitë të punës e cila nuk ekziston në strukturën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Si i tillë ky konkurs nuk është valid, dhe është jo-legjitim.

Për këtë arsye SHATK kërkon që ky konkurs të anulohet menjëherë, dhe pa humbur kohë të hapet konkursi për Udhëheqësin Artistik të TKK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)