Sharon Stone, shkëlqen në Javën e Modës
Los Angeles, 8 shtator - Sharon Stone, aktorja 54-vjecare shkëlqeu në tapetin e kuq në Javën e Modës në Los Angeles.
Ajo ishte e veshur e tëra në ngjyrë të florinjtë, duke mrekulluar të pranishmit në këtë event.
Ylli i "Basic Instict" kishte veshur një fustan të gjatë deri të kycet e këmbëve, kombinuar me një palë sandale ngjyrë floriri të shkëlqyeshme.
Aktorja po xhiron filmin "What About Love", përkrah aktorit të madh Andy Garcia.