Sharon Stone, me një bluzë të tejdukshme në Paris
Paris, 29 qershor - Mbrëmjen e djeshme Sharon Stone ndodhej në Paris dhe në rrugët e kryeqytetit francez aktorja doli me një bluzë të tejdukshme që i tregonte gjoksin.
54-vjeçarja ishte e buzëqeshur dhe nuk e vrau mendjen për vëmendjen e paevitueshme që po merrte.
Aktorja ndodhet në Paris me djalin e saj 12-vjeçar për të kaluar disa kohë së bashku sepse kujdestarinë e tij e ka ish-bashkëshorti i Sharon dhe protagonistja e Basic Instinct ka të drejtën e vizitave.
Sharon Stone është ndarë nga Phil Bronstein në vitin 2003 pas pesë vitesh martesë.
Cifti e ka adoptuar djalin në vitin 2000 pasi aktorja nuk arriti të bënte fëmijë.