Sharon Stone i kthehet skenës filmike
Holivud, 9 shkurt - Ylli i Holivudit Sharon Stone ka folur për herë të parë se si ka bërë përpjekje të mëdha që të kthehet në formë pas sulmit që e la atë të paaftë për të folur dhe për të ecur për dy vite.
Unë isha në përkujdesje intenzive për nëntë ditë dhe përqindja e mbijetesës ishte shumë e ultë në atë kohë pasi që kisha pësuar hemorragji në tru. Kam pasur gjakderdje për nëntë ditë , tha ajo.
Ylli i filmit Basic Instinct do ti bashkagjitet skenës filmike në fund të këtij viti me serialin e ri të darmës televizive Agent X, në të cilën ajo do të luaj rolin e zëvendës presidentes së parë të Amerikës.