Sharapova është sërish single
Lubjanë, 4 shtator - Tenistja bukuroshe ruse Maria Sharapova i ka dhënë fund historisë së dashurisë me Sasha Vujaçiç.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë basketbollisti slloven, i cili gjatë verës 2011, braktisi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të pranuar ofertën e skuadrës turke të Efes Pilsen.
Duket se një prej shkaqeve kryesore që sollën dhe ndarjen e çiftit ishte largësia mes tyre edhe pse pak javë më parë flitej edhe për një martesë të mundshme.