Shania Twain: Jam e dashuruar
Florida, 22 dhjetor - Këngëtarja Shania Twain në një deklaratë për mediat ka pranuar se tashme ajo është e dashuruar e ndërsa miqte e saj kanë festuar me te.
Zëdhënësi i këngëtares e kishte konfirmuar lajmin ditën e hënë, ndërsa tani është vete ajo që ka folur me plot lumturi për lidhjen e saj të re.
Në dy vitet e fundit, si e ndarë nga bashkëshorti, kam pasur nevojë për dikë tjetër. Kur flas për dashuri, jam e ngazëllyer të shkëmbej ca lajme personale me ju, jam e dashuruar!
Frederic Nicolas Thiebaud është dhurata ime e vërtet si kompensim për gjithë këtë kohë, mik i kuptueshëm, një dashuri fantastike e cila ka lulëzuar nga miqësia. Fred dhe unë jemi të lumtur të bëjmë publike lidhjen tonë, u shpreh Twain.