09 Janar 2025

Shala u takua me Marta Garcia Fidalgo

Prishtinë, 11nëntor - Në takimin që u zhvillua sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërmjet zëvendëskryeministrit Kujtim Shala dhe Marta Garcia Fidalgo, Drejtore e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit, u bisedua për punën dhe angazhimet e Komitetit Drejtues Ndërinstitucional për Komunitete Romë, Ashkali dhe Egjiptian, me theks të veçantë te Strategjia dhe Plani i Veprimit për Integrimin e Komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian që jetojnë në Kosovë për periudhën 2016-2020.

Marta Garcia Fidalgo u interesua për planet dhe objektivat që ka Komiteti Drejtues dhe institucionet qendrore e lokale në tërësi në Kosovë për komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian dhe përmirësimin e gjendjes së tyre.

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh drejtues i këtij komiteti, e falënderoi Marta Garcia Fidalgo për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës, në koordinimin me institucionet e tjera, është e përkushtuara që të përmirësojë gjendjen e këtyre komuniteteve në Kosovë, veçmas duke përkrahur endihmuar integrimin e tyre në jetën sociale dhe institucionale të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Shala e informoi znj. Fidalgo lidhur me ecurinë e Strategjisë për Komunitet RAE. Ai u shpreh se kjo strategji fokusohet në disa pika kyçe që lidhen me përmirësimin e pozitës së këtyre në arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale dhe vendbanim.

Përfaqësuesja Marta Garcia Fidalgo e falënderoizëvendëskryeministrin Shala për punën që po bënë si drejtues i Komitetit Drejtues Ndërministror, dhe po ashtu shprehu mbështetjen e saj dhe të institucionit që drejton për të ndihmuar Kosovën në procesin e përmirësimit të pozitës së këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)