Shala priti në takim Presidentin e Confsport Italia, Paolo Borroni
Prishtinë, 20 gusht - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti presidentin e Confsport Italia,PaoloBorroni, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj.
Ministri Shala falënderoi PaoloBorronin për vizitën dhe njëkohësisht shprehu interesimin e MKRS-së për të bashkëpunuar me Consfsport dhe Italinë, në funksion të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës.
Ai e njoftoi Borronin me procesin e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, sidomos pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Ndërkaq presidenti PaoloBorroni e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe njëkohësisht shprehu interesimin për të bashkëpunuar me Kosovën në fushën e sportit, sidomos atë të gjimnastikës.
Presidenti Borroniu interesua gjithashtu për mundësitë e organizmit të një turneu ndërkombëtar të gjimnastikës në Kosovë.