Shala priti kryetarin e komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiç
Prishtinë, 1 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KujtimShala, u takua sot me kryetarin e Komunës së Graçanicës, VladetaKostiç,me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovësdhe Komunës së Graçanicës, sidomos në funksion të krijimit të kushtevesa më të mira për integrimin e minoriteteve në sistemin politik tëKosovës.
Ministri Shala, i premtoi mbështetje kryetarit Kostiç në projektet që lidhen me politikat e kulturës, rinisë dhe sportit. Ai, po ashtu u shpreh se është i nevojshëm koordinimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale, për të identifikuar pikat e përbashkëta ku mund të punohet bashkërisht për përmirësimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarive kulturore, atyre që lidhen me rininë dhe sportin.
Kryetari Kostiç e falënderoi ministrin Shala për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe u shpreh se komuna që drejton ai do të bashkëpunojë me MKRS-në për të realizuar projekte të përbashkëta në fushat që lidhen me politikat e MKRS-së.