06 Janar 2025

Shala: Kosova, partner në një projekt rajonal në Samitin e Parisit


Paris, 4 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, po merr pjesë në Samitin e Parisit mbi Ballkanin. Ai sot ka marrë pjesë në Konferencën Rinisë të Ballkanit Perëndimor “Connecting Youth” që organizohet në kuadër të këtij samiti, me  ç’rast do të do të nënshkruhet edhe marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.

Ministri Shala në fjalën e tij të rastit në këtë samit, u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka mirëpritur iniciativën për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor,  meqë qëllimi kryesor i kësaj është promovimi dhe arritja e pajtimit dhe miqësisë mes popujve të Ballkanit, nëpërmjet bashkëpunimit të rinjve.

Po ashtu, ministri Shala u fokusua te funksioni që duhet të ketë kjo zyre, dhe u shpreh se promovimi i tolerancës, solidaritetit, besimit reciprok, bashkëpunimit social dhe ekonomik, rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën shoqërore e politike, shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit, si dhe promovimi i diversitetit kulturor, janë vetëm disa nga detyrat që duhet të arrihen nga kjo zyrë.

Ministri Shala në fjalën e tij i falënderoi edhe dy Qeveritë: atë Gjermane dhe Franceze për ndihmën dhe eksperiencën e ofruar, meqë këto dy qeveri, u shpreh Shala, kanë një bashkëpunim model në këtë aspekt, siç është bashkëpunimi i Zyrës franko-gjermane për 53 vite rresht. 

Më tej, Shala shtoi se Qeveria e Kosovës, sikurse deri më tani, do të luajë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke përmbushur të gjitha obligimet e dakorduara, që rrjedhin nga obligimet e gjertanishme, si në aspektin financiare, po  ashtu edhe në atë të përfaqësimin në bordin e paraparë, në sekretariat, si dhe përfaqësimin në nivel të vendit.

Në fund të fjalës së tij, ministri Shala u shpreh  se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështesë të rinjtë në përgjithësi dhe do të angazhohet gjithashtu për të mbështetur Zyrën e Bashkëpunimit Rajonal Rinor, dhe shtoi se Kosova është partner në këtë projekt të rëndësishëm rajonal.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)