09 Janar 2025

Shala: Kosova, e pasur me monumente të trashëgimisë

Prishtinë, 24 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës (IMMK), me të cilët diskutoi për punën e deritashme dhe planet për vitin tjetër të IMMK-së.

Anëtarët e KD të IMMK-së, e kanë informuar Ministrin Shala për punën e Këshillit dhe koordinimin me stafin e IMMK-së dhe kanë bërë vlerësimin e situatës së vet Institutit dhe bashkëpunimin me institucionet tjera që ndërlidhjen me Trashëgiminë Kulturore të Kosovës, si Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Ndër të tjera, anëtarët e Këshillit e njoftuan ministrin Shala edhe për planin e punës për vitin 2016 dhe për sfidat që mbeten për të ardhmen e që IMMK ballafaqohet momentalisht, si plotësimin e kuadrove dhe ngritjen e kapaciteteve ekzistuese.

Ndërkaq, ministri Kujtim Shala, e vlerësoi punën në përgjithësi në fushën e Trashëgimisë Kulturore, e sidomos të IMMK-së. Ai tha se fusha e trashëgimisë, e në kuadër të saj, edhe ajo e mbrojtjes së monumenteve, restaurimi dhe konservimi i tyre, janë çështje e profesionistëve dhe MKRS-ja do t’i përkrah projektet dhe ekspertët e këtyre fushave.

Duke e ruajtur dhe shpalosur trashëgiminë dhe kulturën e gjeneratave pararendëse, ne e mundësojmë një të ardhme për këto vlera të me cilat Kosova është e pasur dhe ka çfarë të tregojë, tha ministri.

Shala, po ashtu, u shpreh se përkundër nevojave të shumta që ka fusha e trashëgimisë dhe ruajtja e monumenteve të vjetra nëpër tërë Kosovën, për t’i konservuar, restauruar e promovuar, MKRS-ja do të punojë në vazhdimësi që në bazë të prioriteteve dhe ekspertizës të mbështesë projektet në këtë fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)