Shakirës i bëjn shantazh
Barcelonë, 4 shtator - Shfaqen probleme për ciftin e famshëm Shakira-Xherard Pike\'. Prej ditësh në mediat spanjolle qarkullojnë zërat se dikush po kërkon të shesë një video intime të këngëtares kolumbiane me futbollistin e Barcelonës.
Sipas disa burimeve bëhet fjalë për një lloj shantazhi të dy ish-bashkëpunëtorëve të artistes 35-vjeçare, të cilët duan të hakmerren ndaj Shakirës që i pushoi nga puna pa asnjë arsye.
Edhe muaj më parë u fol shumë për një video erotike të Pike\' dhe Shakirës, por të dy protagonistët e përgënjeshtruan ekzistencën e saj.
Megjithate në harkun e pak ditëve, situata duket dse ka ndryshuar dhe sipas medias spanjolle, zotëruesit e videos kanë kërkuar disa mijëra Euro për këtë filmim.