Shakira zbulon detajet e albumit
SHBA, 7 korrik - Shakira ka zbuluar detajet e albumit të saj të ardhshëm, "Sale El Sol", album i cili do të editohet në dy gjuhë, angleze dhe spanjolle. Këngëtarja ka thënë se realizimi i saj i ri do të ketë një 'anë të fuqishme rroku' si edhe do të jetë 'romantik' dhe me këngë 'latine'.
"Jam shumë e kënaqur për albumin e ri, pasi ai më kujton periudha dhe nivele të ndryshme të karrierës time. Është si një bashkim i të gjithë atyre 20 viteve", ka thënë Shakira.
Këngëtarja ka zbuluar po ashtu se albumi është shumë 'personal' dhe diskuton tema si 'zemër-thyerja'. Albumi pritet të dalë në shitje në vjeshtë.