Shakira, telashe me autoritetet spanjolle
Madrid, 23 gusht - Këngëtarja Shakira është në telashe me autoritetet spanjolle, pasi vallëzoi në një fontanë të Barcelonës, teksa ishte duke xhiruar një videoklip.
Krijueses së hitit \"Hips Don\'t Lie\" i janë bashkuar edhe tifozët në vallëzimin mbi fontanën historike Pla de Palau, përderisa ishte duke xhiruar klipin e këngës \"Loca\".
Shakira dështoi të merrte leje nga autoritetet në Barcelonë dhe tani do të paguajë një dënim të \'vogël\' për shkak të thyerjes së rendit dhe ligjit.