Shakira shtatzenë pret serish një djalë
Los Angeles, 10 shtator - Përpara një jave, Shakira konfirmoi lajmin së është duke pritur një fëmijë. Të afërmit thonë se familjes së çiftit Shakira-Pique do ti shtohet edhe një djalë tjetër.
Prindërit e Shakirës, mamaja Nidia dhe babai William, thanë për revistën Hola se ishin shumë të lumtur për këtë lajm të mrekullueshëm. Të pyetur për emrin, ata thanë se ende nuk dinin asgjë dhe se është ende herët.
Diva 37-vjeçare e Popit konfirmoi lajmin për 26.7 milionë ndjekësit e saj në Twitter. Jam shtatzanë dhe po pres fëmijën tim të dytë. Falemnderit për të gjitha urimet.
Thashethemet nisën pas performancës së yllit kolumbian në Kupën e Botës, Brazil 2014. Lajmi më pas u publikua në Spanish Cosmopolitan.