Shakira pjesë e fushatës World Baby Shower
Barcelonë, 20 janar - Këngëtarja e njohur komlumbiane Shakira dhe bashkëshorti i saj janë bërë pjesë e fushatës së UNICEF World Baby Shower.
Kjo është bërë e ditur nga një foto që e kanë e kanë postuar në facebook, ku ata shihen së bashku me djalin e tyre Milan, i cili pas dy ditësh mbush dy vite.
Ata i inkurajojnë edhe prindërit tjerë që të bëhen pjesë e kësaj fushate në përpjekje për të ofruar medikamente, ushqim, vaksina dhe elemente tjera të nevojshme për familjet në nevojë.
Në një intervistë të dhënë më herët ajo ka paralajmëruar se do të filloj të punoj në albumin e saj të ri posa të lind fëmijun e saj. Albumi do të jetë në gjuhën spanjolle.