Shakira merr medaljen e OKB-së për ndihmë fëmijëve
New York, 6 mars - Pop ylli, Shakira e cila e themeloi Barefoot Foundation në vendin e saj të lindjes afër Kolumbisë, që synon t'ju mundesoj femijeve te varfër shkollimin, u nderua me çmimin e drejtësisë sociale për Paqe në një ceremoni të vogël në Zvicër që u mbajt më datën 03 mars.
Kryesuesi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës së OKB-së ne Gjenevë Juan Somavia përshkroi këngëtaren e këngës 'She-Wolf' si ambasadore të vertete per fëmijët dhe të rinjtë, për arsim cilësor dhe drejtësi sociale".
Pas marrjes se medaljes Shakira falenderoi Kombet e Bashkuara dhe ate ja dedikoi te gjithe fëmijëve qe vujanë nga varfëria ekstreme ne botë.
Ylli 32-vjecar e cila eshte anetare e fondacionit ALAS foundation, qellimi i te cilit eshte t'ju ofroj shkollimin dhe sherbimin mjekesor femijeve te varfer ne Ameriken Latine, dhe e cila gjithashtu ka punuar si Ambasadore e Vullnetit te mire te UNICEF tha:
"Nuk eshte shumë vonë ta realizojm premtimin ndaj fëmijëve tanë, por ne duhet të veprojmë tani. Së bashku, ne mund ta bëjmë shkollimin dhe punën e dinjitetshme një realitet për të gjithë"