Shakira me BB, fond 300 milionë dollarësh për fëmijë
SHBA, 23 shkurt - Këngëtarja kolumbiane Shakira deklaroi të hënën se së bashku me Bankën Botërore (BB) ka ngritur një fond prej 300 milionë dollarësh për zgjerimin e programve të zhvillimit për fëmijët në Amerikën Latine.
Këngëtarja e njoftoi këtë gjë në Ëashington pas takimit me presidentin amerikan Barack Obama. Shakira deklaroi se së bashku me presidentin Obama kishin diskutuar për rëndësinë e nxitjes së arsimimit të fëmijëve nën moshën 6 vjeç.
Ishte një privilegj për mua të ulesha dhe të diskutoja me presidentin Obama angazhimin tonë të përbashkët për zhvillimin e fëmijëve, sigurinë globale dhe paqen, tha këngëtarja kolumbiane.