Shakira kritikon Donal Trump
Barcelonë, 3 korrik - Donald Trump ka qenë subjekt i kritikave të shumta që nga data 16 qershor kur ai i bëri disa komente negative në lidhje me emigrantët meksikan.
Shumë artist latin përfshirë Becky G dhe Ricky Martin i kanë hedhur poshtë komentet e tij thumbuese.
Shakira është e fundit nga ky grup e cila më 30 qershor shkruajti në tëitter në lidhje me këtë rast.
Ky është një fjalim plot urrejtje dhe racizëm që ka tentuar të ndajë një shtet i cili për vite me radhë ka promovuar diversitetin dhe demokracinë. Askush që jeton në këtë shekull nuk duhet të duroj kaq shumë injorancë, shkruajti ajo.