Shakira koncerti shpërthyes në Skoci
Skoci, 21 dhjetor - Këngëtarja kolumbiane Shakira shkriu ngricën e Gllasgout, gjatë një koncerti shpërthyes, mbrëmjen e djeshme në Skoci.
E veshur me rroba verore, në spektaklin e zhvilluar brenda një pallati sporti, fjalët e para të kolumbianes ishin: Kam ardhur këtu për tiu kënaqur.
Pas paraqitjes së saj të parë me një pallto rozë, Shakira u zhvesh për tu prezantuar me një bluzë të shkurtër ngjyrë të artë dhe pantallona lëkure të ngjitura pas trupit. Ajo elektrizoi publikun me kërcimet e mrekullueshme të Waka Waka.
Beatiful Liar dhe She Wolf, interpretuar në një mënyrë shumë sensuale, ndezën gjithashtu gjakun e publikut. Shakira do të përfundojë turin e saj europian mbrëmjen e sotme, me koncertin e Arena O2 në Londër.