Shakira, këngëtarja endacake
SHBA, 14 mars - Shakira e ka të vështirë të vendoset në një vend, pasi asaj i duhet të udhëtojë shumë si pasojë e punës që ka.
Këngëtarja seksi, e cila është e fejuar me avokatin Antonio de la Rua, nuk mund të qëndrojë në një vend për shkak të angazhimeve të punës që e çojnë anekënd botës dhe ajo është thuajse vazhdimisht në lëvizje.
Duke folur për këngën e saj të re "Gipsy", Shakira ka thënë se ajo po e jeton jetën si një cigane që nga momenti kur është bërë e famshme.
"Unë udhëtoj vazhdimisht, gjë që është e bukur, sepse shoh kultura dhe tradita të ndryshme. Por unë definitivisht jetoj si një cigane", ka thënë këngëtarja.