Shakira e mëson djalin e saj të lexoj
Kolumbi, 26 shtator - Djali i Shakirës dhe Gerard Pique akoma nuk i ka mbushur dy vjet por ai qysh tani ka filluar të mësoj të lexoj.
Në një video të postuar në facebook, nëna dhe djali i saj shihen duke lexuar bashkë në gjuhën spanjolle dhe fjala e parë që ai e thotë është nënë.
Milan së shpejti do të mund t'ja pasoj njohuritë e tij vëlluat të tij të vogël. Shakira kohëve të fundit e ka zbuluar se ajo do të lind edhe një djalë tjetër dhe se ky mund të jetë vetëm fillimi. Këngëtarja e hitit "Hips Don't Lie" i tha revistës latine se qifti dëshiron ti ketë tetë ose nëntë fëmijë.