Shakira dhe Pique në pritje të një fëmije
Londër, 20 shtator - Çifti Shakira-Pique presin një fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja e cila ka njoftuar se për shkak të kësaj gjëje është detyruar të shtyjë disa prej aktiviteteve të saj ndërsa Girard Pique parashikohen 2 deri në 3 javë pushim nga dëmtimi i pësuar në Champions League.
Si shumë nga ju e dini, unë dhe Gerard jemi shumë të lumtur sepse po presim të vijë në jetë fëmija jonë i parë. Për këtë arsye, ne duam ti japim prioritet këtij momenti unik të jetë sonë prandaj kemi vendosur të shtyjmë të gjitha aktivitetet promovuese të ditëve në vazhdim.