22 Dhjetor 2024

“Sërish Vijnë Zgjedhjet” – shfaqje virtuale LIVE në Facebook dhe ZOOM

Prishtinë, 10 korrik - Këtë të dielë, në ora 21:00 është caktuar premiera e shfaqjes “Sërish vijnë Zgjedhjet” në regji të Faik Ispahiut. Tekstin e shfaqjes e ka adaptuar vet regjisori duke u bazuar në “November” të David Mamet.

Regjisori, së bashku me ekipin e aktorëve të përbërë prej Besim Ajeti, Shpejtim Kastrati, Ermal Sadiku dhe me paraqitje nderi të doajenit Enver Petrovci, vijnë me një realizim inovativ të shfaqjes Sërish vijnë Zgjedhjet.

Shfaqja do të ipet LIVE në Facebok për të gjithë të interesuarit, ndërsa për një numër të caktuar, do të mundësohet edhe përcjellja në formë interaktive e shfaqjes përmes plaftormës ZOOM.

Për ta përcjellur shfaqjen, në vend të biletave, publiku duhet kërkuar linkun e ZOOMit nga regjisori, ose edhe mund ta kërkojnë linkun LIVE në Facebook përmes #SerishVijnëZgjedhjet.

Për shkak të pandemisë Covid-19, të gjitha provat janë mbajtur në formë virtuale, në distancë, përmes ZOOM dhe kanaleve tjera digjitale, prandaj, edhe premiera e reprizat janë paraparë nga regjisori për t’u dhënë në të njëjtën formë.

Për dallim nga shfaqjet e deritanishme teatrore të cilat për shkak të pandemisë janë shfaqur si të xhiruara në mediume të ndryshme online, kjo shfaqje nënkupton aktrim LIVE.

Të gjithë aktorët, njëjtë sikur publiku në ZOOM, do të performojnë edhe për premierë e edhe për çdo reprizë drejtpërdrejtë nga vendndodhjet e tyre dhe do të ketë interaktivitet mes aktorëve dhe publikut, njëjtë sikur edhe në sallë teatri – vetëm se kësaj radhe, në mënyrë virtuele dhe në përkujdjesje teknike të Arian Hyseni dhe Korab Gërdovci.

Koncepti i teatrit nuk ka ndryshuar me mijëra vite: në fillim, ka qenë në fushë, pastaj ka kaluar në skenë guri e mermeri, pastaj ka kaluar në skenë me dërrasa të rrethuara me mure të ndryshme- sqaron regjisori Faik Ispahiu.

Më tutje, Ispahiu vazhdon: sot, skena ka kaluar në “dërrasa virtuale”. Edhe pse teknologjia ka ndryshuar, koncepti ka mbetur i njëjtë: aktorët do ta përgatisin tekstin e shkruar sipas një ngjarjeje të bazuar në ide, për të përçuar mesazh të regjisorit, për ta shfaqur para publikut i cili ka dëshirë dhe nevojë për ta përjetuar atë shfaqje dhe atë përvojë.

Faik Ispahiu kthehet si krijues teatror pas 16 viteve pauzë dhe mbahet mend për shfaqjet “Aromë Portokalli”, “Makiato Boys”, “Unë Nuk e Solla Doruntinën”, “Kaligula”, “Rikardi III” etj..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)