Serbia po e humb betejën për UNESCO
Prishtinë, 4 nëntor - Konferenca e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) të martën i ka nisur punimet dhe e ka aprovuar agjendën në tërësi.
Pjesë e saj është edhe kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Historianët Bujar Dugolli dhe Frashër Demaj kanë shprehur optimizëm se Kosova do të bëhet pjesë e UNESCO-s dhe sipas tyre, Serbia është duke bërë përpjekje të kota për ta penguar këtë rrugëtim, shkruan Epoka e re.
Pranimi i Kosovës në këtë organizatë pritet të hidhet në votim më 9 nëntor.