10 Janar 2025

Serbia nuk mund ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Beograd, 18 korrik - Serbia do ta ketë të vështirë ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në agjencinë e OKB-së për arsim, shkencë dhe kulturë UNESCO, pasi që forma e votimin është e pafavorshme për Beogradin, shkruan e përditshmja serbe \'Danas\'.

Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçit se Kosova ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO, në Beograd ka filluar të mendohet nëse një gjë e tillë do të mund të parandalohej.

Megjithatë, siç thonë burime të \'Danas\' brenda qeverisë serbe, kjo betejë do të jetë e vështire dhe pasigurtë.

Sipas këtyre burimeve, Serbia do të bëjë çmos që ta parandalojë një gjë të tillë, por mënyra e votimit është e pafavorshme, pasi kërkohet vetëm shumica.

“Ashtu siç na është thënë, së pari voton Këshilli Ekzekutiv, ku shumica e shteteve janë që e kanë njohur Kosovën, ndërsa më pas do të mund të kërkohet një mendim ligjor dhe të vendosë Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s”, shkruan \'Danas\'.

Sipas bashkëbiseduesve të kësaj gazete “ky është edhe një rast që Prishtina po sillet dekonstruktive, pasi për këtë nuk është diskutuar në dialogun e Brukselit”.

“Do të jetë një betejë e vështirë, pasi Serbia ka argumente, por nuk i ka mekanizmat që ato t’i pengojë, ashtu siç mund ta bëjë bë OSBE apo OKB”, ka thënë ky burim.

Lajmin për aplikimin e Kosovës në UNESCO e dha të enjten zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se kjo vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacionet e UNESCO-s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)