Serbia, film mbi trafikimin e organeve, propagandë anti-shqiptare
Beograd, 2 prill - Drejtori serb i filmit, Emir Kusturica do të realizojë një film, bazuar në novelën e shkrimtarit të madh rus, Fyodor Dostoevsky.
Ai thot se filimi do të sillet rreth një teme shumë të ndjeshme dhe të dhimbshme, trafikimin e organeve njerëzore, ose siç thotë ai një nga çështjet më të mëdha të këtij shekulli.
Kusturica thotë se filmi do të sillet rreth ideve nga librat e Dostojevskit romancieri rus Fjodor,por do të përqendrohet në atë që ai e përshkroi si \"një nga çështjet më të mëdha në këtë shekull\", - shpjegoi Kusturica për agjencinë e lajmeve Tanjug të dielën.
Dyshimet mbi korrjen e organeve njerëzore në Kosovë, u bë një skandal ndërkombëtar pas lëshimit të një raporti nga Dick Marty, atëhere (dhejtor 2010) raportuesi i të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës. Raporti pretendon se disa elemente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, kishin trafikuar organet e të burgosurve gjatë konfliktit të fund të viteve 1990. Nga hetimi i Forcave Speciale hetimore të BE-së, nuk është bërë asnjë akuzë ligjore.
Në një rast tjetër, shtatë shqiptarë etnikë dhe dy të huaj janë duke u ndjekur penalisht në Kosovë, pasi janë të dyshuar për donatorë organesh në klinikën Medicus afër Prishtinës me premtime të rreme se ata do të paguheshin deri në 15.000 , duke dhuruar veshkat për transplanto të njerëzve të pasur.
Kusturica ka folur në lidhje me filmin e propozuar disa herë gjatë javës së kaluar, duke thënë se ideja e tij është për të xhiruar pjesën më të madhe skenave në Rusi, se shumica e komplotit është vendosur atje, ndërsa skenat e Kosovës do të filmohen në një vend tjetër.
\"Ideja për filmin është në fakt një skenar që vajza ime ka shkruar në një kohë kur ne ishim të gjithë në dyshim në lidhje me këto ngjarje, derisa u bindëm se ndoshta kjo është ççështja më e madhe e shekullit,-tha ai.
Kusturica person non grata në Kosovë
Kryetari i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, Lirak Çelaj ka reaguar ashpër ndaj lajmit që Kusturica do të xhirrojë një në lidhje me trafikimin e organeve, duke u shprehur se, ai nuk mund të quhet artist dhe duhet të ndalohet nga Kosova.
\"Kusturica është një drejtor që shkruan skripte për qeverinë serbe, dhe ka përkrahur regjimin e Millosheviçit. Ai duhet të ndëshkohet si person non grata në Kosovë\",-tha thënë ai për të përditshmen, Koha Ditore.
Ai argumentoi se shoqëria e Kosovës duhet të reagojë fuqishëm ndaj asaj që ai e përshkroi si propagandë anti-shqiptare.
Sipas drejtorit, filmi do të fillojë me skena të ndryshme të luftën më 15 qershor dhe skena e fundit nga fundi i tetorit.