Serbët ndalojnë filmin e Angelina Jolie për Bosnjën
Sarajevë, 14 shkurt - Një kompani serbe në pjesën e Bosnjës, ka refuzuar ta shfaqë filmin e ri të regjisores Angelina Jolie, që trajton situatën gjatë luftës në Bosnjë në vitet e 90-ta.
Distributori Vlladimir Levak tha se nuk mendon se filmi i Angelina Jolie, Në Tokën e gjakut dhe mjaltit, do të jetë interesant për audiencën në Republikën Serbe të Bosnjës, pasi në të portretizohet ushtari serb, që e kishte gjetur ish dashnoren e tij myslimane, në mesin e skllevërve të seksit në një kamp që ai e udhëhiqte.
Parashihet që filmi nesër të shfaqet për të parën herë për publikun në Sarajevë, ndërsa do të jepet edhe në kinematë në pjesën myslimano-kroate të Bosnjës.