Selena Gomez reagon ndaj të qenurit më e përcjellura në Instagram
Holivud, 18 mars - Selena Gomez më në fund ka folur për faktin që është zgjedhur personi më i përcjellur në instagram.
Pesë ditë pasi që e zbuloi këtë fakt përmes Snapchat, këngëtarja e hitit "Hands to Myself" bëri edhe një tjetër reagim për 70 million adhuruesit e saj në Instagram të enjten.
Ajo ripostoi një video të bërë nga grimeri i saj, Hung Vanngo, i cili e titulloi videon "Selena Gomez: Mbretëresha e Instagram", ndërsa në lidhje me këtë video ajo shkrujti: "Faleminderit të gjithëve për dashurinë e treguar! E vlerësoj shumë. Unë poashtu e dij se të jeshë më e përcjellura nuk do të thotë se është shumë e rëndësishme."