Selena Gomez pozon gjysmë e zhveshur për revistën V
Beverly Hills, 18 shkurt - Këngëtarja e bukur 22 vjeçare Selena Gomez i ka befasuar të gjithë adhuruesit e saj kohëve të fundit.
Ajo është shfaqur e zhveshur në pjesën e sipërme dhe me pantollona të shkurtë denim në faqen e parë të revistës V.
Pamja e saj me flokë kaçurrele dëshmon se ajo tashmë ka filluar një jetë të re dhe ashtu siç ka deklaruar nëpër shumë intervista ajo beson se ky vit do të jetë shumë i suksesshëm për të.
Me muzikën e re në bashkëpunim me të dashurin e saj Zedd dhe me një rol të ri në filmin e ardhshëm bazuar në romanin e John Steinbeck, Selena është duke hapur padyshim një kapitull të ri në jetën e saj.