Selena Gomez ka probleme me trashësinë
Meksikë, 28 prill - Pas problemeve emocionale që i ka shkaktuar ndarja nga Zedd tani Selena po përballet edhe me një problem tjetër, atë të trashësisë.
Derisa ishte me pushime në një plazhë të Meksikës ajo ka postuar një foto në instagram ku ajo shihet e veshur me bikini dhe format e saj të trupit nuk duket të jenë ato që kanë më herët.
Por ajo ka vendosur që të mos ua var veshin kritikave të të tjerëve që po e përqeshin atë për shkak të peshës dhe se është familja e saj dhe miqtë që po e përkrahin atë në këto kohë të vështira për të.