Selena Gomez është fytyra e re e Pantene
Holivud, 16 qershor - Pas postimit ngacmues që Selena Gomez e bëri të dielen në instagram shumica e adhuruesve të saj menduan se ndoshta do të jetë ndonjë video e re muzikore ose ndonjë spektakël që do ta drejtoj ajo.
Lajmi i ri dëshmoi se ata që e mendonin këtë ishin gabim sepse ylli 22 vjeçar u bë fytyra e re e brandit të shamponëve për flokë Pantene.
\"Jam shumë e lumtur që po ju njoftoj për partneritetin tim të ri me Pantene\", shkruajti ajo në twitter të hënën.