Selena Gomez e lumtur me të dashurin e ri
Holivud, 20 janar - Selena Gomez ndjehet mjaft e lumtur me të dashurin e saj të ri, producentin e muzikës Zedd, e sidomos pas takimit që ajo e pati me Justin Bieber.
Selena dhe Justin u takuan në Mastros Steakhouse më 15 janar dhe darkuan bashkë. Kjo ishte edhe një përpjekje nga ana e Justin për ta kthyer Selenën gjë e cila rezultoi pa sukses.
Pas kësaj darke Selena dhe Zedd postuan në llogaritë e tyre në instagram foto në shtrat ku ata dukeshin shumë të lumtur.