Selena Gomez bëhet me motër
Los Angeles, 14 qershor - Dita e premte solli një dhuratë të veçantë për Selena Gomez, ajo u bë me motër.
Mandy Teefey, e ëma e aktores, këngëtares dhe show-girl 20-vjeçare solli në jetë vajzën e saj të dytë në një maternitet në Los Anxhelos, në të cilin u shoqerua nga bashkëshorti Brian dhe familjarë të tjerë.
Selena është vajza e martesës së mëparshme të Mandy, me Ricardo Gomez.
Që prej vitit 2006, nëna e Selenës ishte rimartuar dhe kishte tentuar edhe më parë të zgjeronte familjen e saj, por në vitin 2011 një shtatzani u ndërpre nga një dështim i papritur, për shkak të një barre jashtë mitre.